Vrioni nuk mjafton për “Shpresat”, Italia fiton miqësoren e luksit në Sardenjë (VIDEO)

Kombëtarja U-21 ka pësuar një humbje 3-1 në miqësoren e luksit të zhvilluar ndaj Italisë. Ndeshja e zhvilluar në Sardenjë u dominua nga vendasit. Rezultati u ndryshua nga një “perlë” e shënuar nga Dimarco në minutën e 27-të të ndeshjes. Mbrojtësi i krahut të majtë italian goditi mjaft bukur fluturimthi brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës, atje ku Selmani nuk mundi që të arrinte për të devijuar topin.

Reagimi i kuqezinjve vjen me rastin e parë 10 minuta më vonë, kur Seferi mori një top në zonë, dribloi një mbrojtës, por goditja e tij u ndal nga portieri Audero. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, Ramadani goditi shtyllën pas një goditje dënimi, teksa portieri italian ishte i dorëzuar në atë rast, por për fatin e tij të keq topi më pas u kthye pas dhe nuk u shfrytëzua nga sulmuesit.

Kuqezinjtë tanë do të gjenin golin e barazimit me Vrionin në minutën e parë shtesë, por Murggia dhe Parigini shënuan në sekondat e fundit të ndeshjes.