VIDEO/ Vallëzimi në stadium i gruas së Haradinajt

Shpesh herë ajo është në qendër të vëmendjes, për shkak të look-ut të saj dhe veshjeve të shtrenjta. Bëhet fjalë për bashkëshorten e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Anita Haradinaj shfaqet në stadiumin “Fadil Vokrri” bashkë me Ramushin, ndërsa kërcen vallëzimin “Fortnite Challenge”. Dy bashkëshortët ishin dje në stadium ku panë ndeshjen Kosovë-Ishujt Faroe.

Pas mbarimit të ndeshjes, teksa krerët shtetëror po dilnin nga stadiumi, Anita filmohet duke bërë lëvizjet e shpejta, ndërsa video është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.