VIDEO/ Quaresma turpëron Karius, i realizon me ‘rabona’

Debutimi i Loris Karius me skuadrën e Besiktas ishte për t’u harruar pasi portieri u akuzua nga të gjithë si fajtori i golit të pësuar në sfidën kundër Bursaspor, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

I cilësuar si portieri i gafave, gjermani nuk po e ka aspak të lehtë as në stërvitje, pasi Quaresma po ia bën malore. Futbollisti portugez e ka turpëruar 26-vjeçarin duke i shënuar një gol shumë të bukur me stilin e quajtur “Rabona”.

Kaq ka mjaftuar që për Karius, portierin e masakruar për finalen e “Championsit”, të nisë avazi duke e cilësuar si të dobët.

Kujtojmë se Liverpool fillimisht deklaroi se do ta mbante portierin në skuadër, por pas blerjes së Alisson Becker për 75 mln euro e huazoi atë te Besiktas.

(