Vettingu në politikë, Salianji: 200 emra në ‘listën e zezë’

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se rreth 200 politikanë janë pjesë e ‘listës së zezë’ dhe se duhen hetuar nga vettingu në politikë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News 24” deputeti demokrat ka risjellë edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e vettingut në politikë, nismë kjo e ndërmarrë nga PD.

Ai tha se Partia Demokratike është e vendosur në këtë proces, ndërsa shtoi se kauza kryesore është largimi i politikanëve, të cilat sipas tij kanë probleme me pasurinë për shkak të bashkëpunimit me grup kriminale.

Gjithashtu Salianji shton faktin se puna duhet nisur nga koka për të pastruara politiken, pasi kjo ka qenë një problem themelor për demokracinë shqiptare. Po ashtu ai nuk përjashtoi edhe faktin se mes atyre që do të kapen nga ‘rrjeta’ e vettingut, mund të jenë edhe opozitarë.

“Mjafton që qytetaret t’i vendosim para dritëhije të politikanëve. Ne kemi qëndruar në Reformën në drejtësi të pakapur. Koha na ka dhënë të drejtë, sot kemi një kryeprokurore të kapur. Sot institucionet e reja të drejtësisë, SPAK, KLGJ, KLP, janë ende të emëruar dhe të pazgjedhura. Në nuk jemi kundër ONM. Politikanët t’i hyjnë vettingut. Ne do të paraqesim në projekt të plot. Nuk negociojmë, duam ose po ose jo dhe nuk ka rrugë tjetër. Kjo duhet votuar jo për ne. Sot janë 100-200 politikanë që kanë problem dhe qytetarët kërkojnë të hetojnë. Kjo është në interes dhe në shërim të publikut. Sot ky proces nuk e ndalon hetimin e prokurorisë. Këtu ka vetëm një frikë të Ramën dhe mazhorancës, për shkak të lidhjes me krimin e organizuar. Që sot nuk ka asnjë pengesë ligjore, as prokuroria të çojë para drejtësisë politikanë dhe familjarë të tyre. Nëse ikin disa politikanë, por cili është problemi këtu. Kjo shyqyr që do të ndodh. Vettingu në politikë sjellë një proces të shëndosh. Ta nisim pastrimin nga koka, por shqiptarët thonë se peshku qelbet nga koka. Ne nuk e kemi ndarë pjesën e një plani apo alternativë. Ne nuk e kemi zhvendosur aspak nga çështje e rëndësishme. Sinjali i televizioneve, ashtu siç e fituam betejën nga Teatri. Ne nuk e kemi larguar fokusin nga çështjet që kanë interes për qytetarët.”, -tha Salianji.

Mes të tjerash Salianji tha se Rama nuk e do vettingun, ndërsa sipas tij nxjerr pretekste.

“Sot ke i pasur takime me grupe pune të veçanta që mos të ikë nga vëmendja asnjë element. Rama sot nuk e do vettingun. Ndaj nxjerr çfarëdolloj pretekstesh. Drejtësia vetëm ndihmohet nga kjo, nuk pengohet. Gjithë pjesa tjetër për detajet do të vijë me kohën. Presim që maxhoranca me numra në Kuvend të japë mbështetjen e saj. Luftë pa viktima nuk ka. Betejë pa viktima nuk ka. Mundet që në anën e opozitës edhe të ketë njerëz me probleme. Nuk ka pyll pa derra. Nuk përjashtojmë asgjë”, pohoi ai.

Ndër të tjerash demokrati pohoi se ditën e enjte opozita do të jetë në një tjetër qytet, për të vijuar kauzën e tyre kundër bandave.

“Nuk jemi larguar nga Kuvendi. S’ka gjë më të rëndësishme sesa nisja e vettingut për politikën. Në momentin kur të ketë përgjigje nga qeveria, ne jemi aty. Ditën e enjte ne kemi lënë takim në një qytet si Shkodra dhe Elbasani, të zaptuar nga krimi ky qeveria e ka lënë në dorë të bandave”, -përfundoi Salinaji.