Vazhdoni pushimet! Moti ka lajme të mira për ju

Sipas parashikimit të motit Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat këto ditë do të vazhdojnë të jenë të larta.

Më poshtë parashikimi i motit për sot pasdite e nesër:

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.11) dhe nesër (e mërkurë, dt.12) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 30 °C

në vendet e ulëta: 17 / 32 °C

në vendet malore: 10 / 26 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.11) dhe nesër (e mërkurë, dt.12) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë në orët e mesditës.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e martë, dt.11) dhe nesër (e mërkurë, dt.12) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR” veçojmë qarqet Shkodër, Lezhë dhe Fier, ku rreziku pritet të jetë më i lartë.