Vasili: Policia peng e të paaftëve, largimi i të aftëve nga uniformat blu, tragjedi për qytetarët

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpërthyer në akuza ndaj Policisë së Shtetit, e cila sipas saj, është marrë peng nga të paaftët.

Deklarata vjen nga kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, duke marrë shkas nga dorëheqja e papritur e ekspertit të Policisë Shkencore, Viktor Hajdari, shprehet se në këto momente kur krimi është krye-çështja e çdo qytetari dhe priten mesazhe ndryshimi, largimi i të aftëve dhe triumfi i shkollëpakëve, është një tragjedi e vërtetë

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Policia eshte marre peng nga te paaftet,a eshte kjo ne favor te krimit ???

Nje nga ekspertet me te mire te Policise Shkencore Viktor Hajdari jep doreheqjen per shkak te klimes mbytese, asfiksuese dhe injorances se dukshme ne drejtimin e institucionit te policise shkencore.

Por qytetaret kane disa pyetje te medha:

1.A e di kryeministri rendesine e jashtezakonshme te policise shkencore?

2.A ka kaq shume punonjes te nivelit te larte shkencor qe Shqiperia te kete lukdin ti largoje?

3.A mund te zbulohet veprimtaria kriminale pa polici shkencore cilesore?

4.A luftohet krimi me injorance teknike?

5.A favorizohet krimi kur fuqia zbuluese dhe e ekspertizes bie?

6.A mos eshte pikerisht ky synimi i kryeministrit qe krimet te mos zbardhen?

7.A mos eshte dite e mire per krimin largimi i eksperteve te afte dhe dite e zeze per qytetaret?

 

Ne keto momente kur krimi eshte kryeçeshtja e cdo qytetari dhe priten mesazhe ndryshimi largimi i te afteve dhe triumfi i shkollepakeve, qe nga kryeministri e me radhe ministra e drejtore &co eshte nje tragjedi e vertete.

Po presim te degjojme sharjet idiote te qeverise per ekspertin Hajdari dhe shpjegimet akoma me idiote te Ministrise qe te justifikojne gjithshka,megjithate turpi atyre do tju mbetet dhe krimi do te ferkoje duart i kenaqur.