“Tërbohet” moti, bie borë në mes të shtatorit në Afrikë

Në Afrikën e Jugut ka rënë borë.

Kjo ka ndodhur në disa zona jugperëndimore të vendit, si pasojë e një moti të ftohtë.

Banorët e kanë fotografuar dhe regjistruar këtë fenomen të pazakontë meteorologjik në jetën e tyre duke publikuar pamjet në rrjetet sociale.

Afrika është e njohur për thatësirën e saj të madhe dhe dëbora e shtatorit ka habitur popullsinë.

Kjo është e 12 herë këtë vit që bie borë në Afrikën e Jugut.