Surprizat e motit për 24 orët në vazhdim dhe situata e zjarreve, kjo verë duket se …

Moti do të vazhdojë të sjellë surpriza gjatë këtyre ditëve.

Sipas parashikimit të motit Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, lajm i mirë për ata që duan të bëjnë edhe pak pushime.

Më poshtë parashikimi i motit për sot pasdite e nesër:

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.11) dhe nesër (e mërkurë, dt.12) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 30 °C

në vendet e ulëta: 17 / 32 °C

në vendet malore: 10 / 26 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.11) dhe nesër (e mërkurë, dt.12) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë në orët e mesditës.

 

ZJARRET NË PYJE
————————–

Sot pasdite (e martë, dt.11) dhe nesër (e mërkurë, dt.12) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR” veçojmë qarqet Shkodër, Lezhë dhe Fier, ku rreziku pritet të jetë më i lartë.

Image