Statistikat e frikshme/ Shqipëria bëri që Skocia të dukej më e fortë se Spanja

Shqipëria në vitet e fundit formoi një ekip shumë të fortë në mbrojtje nën drejtimin e Gianni De Giasit. Me mbërritjen e Christian Panuccit në stolin kuqezi, gjithçka ka ndryshuar dhe trajneri ka shpalosur hapur filozofinë e tij për të luajtur futboll sulmues.

Statistikat pas ndeshjes janë të frikshme , aq sa të kthejnë shumë vite pas, ku kombëtarja dominohej edhe nga kundërshtarë të nivelit të ulët. 26 ishin aksionet ofensive të skocezëve, vetëm 7 herë provuan kuqezinjtë, Sa për të bërë një krahasim kundër Spanjës në Alicante, iberikët krijuan 28 aksione sulmuese kurse Shqipëria 14, pra diferenca në takimin ndaj spanjollëve është më e vogël se sa kundër ” The Tartans”.

6 gjuajtje në kuadrat për skuadrën e McLiesh kundrejt 2 goditjeve të kombëtares sonë. Britanikët fituan 8 goditje nga këndi, 3 herë provuam ne nga flamuri, me Spanjën në këtë element të lojës e mbyllëm në avantazh 6-5 Edhe kontrolli i topit ishte i gjithi në favor të Skocisë, 54% kundrejt 46% që e mbajti Shqipëria. Statistikat ndoshta nuk thonë gjithnjë të vërtetën, por në rastin e paraqitjes së kuqezinjve në Glasgoë, statistikat fitojnë një rëndësi unikale për të kuptuar se sa shumë duhet të përmirësohemi dhe ku duhet ndërhyrë për të ringritur në këmbë këtë kombëtare pa identitet.