Spanja turpëron nënkampionen e botës Kroacinë, 6-0

Kroacia ka pësuar një humbje të rëndë në ndeshjen e parë zyrtare pasi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në Botërorin Rusi 2018.

Spanjollët e Luis Enrique-s fituan me rezultatin tenistik 6-0, duke kthyer me këmbë në tokë kombëtaren e Daliç.

Tre gola në pjesën e parë dhe po kaq në 45 minutat e dytë bënë që Kroacia të largohet me kokën ulur nga Spanja.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve këtë të martë, bie në sy fitorja e pastër 0-3 e Belgjikës ndaj Islandës, si dhe fitorja minimale e Bosnjës ndaj Austrisë, me golin e vetëm të shënuar nga Dzeko.