Simeone: Një ditë do të drejtoj Interin, por tani mendoj vetëm për Atleticon

Diego Simeone-n një ditë do ta shohim në krye të Interit. Këtë lajme  ka konfirmuar vetë argjentinasi në një intervistë për mediat spanjolle, ku konfirmoi se në të ardhmen ai do ta drejtojë Interin:

“Gjithmonë e kam thënë se një ditë do të jem trajner i Interit, por në këtë moment të jetës time po kaloj një periudhë fantastike tek Atletico. Këtu mendoj se mund të më pushojnë nga puna edhe nesër. Kjo më jep stimuj, sepse kur ka sfidë, unë marr shtysa të reja”.

Jo vetëm e ardhmja e tij, por dhe e tashmja. Simeone nuk ngurron të shprehë pakënaqësinë e tij, për mospërfshirjen e Antoine Griezmann tek 3 më të mirët e çmimit FIFA The Best.

“Antoine Griezmann është më i miri në botë për sezonin që ka bërë. Ai është kampion bote, ka fituar Europa League, Superkupën e Europës, dhe ishte lojtari më i mirë në finalen e Botërorit. Kemi një grup fantastik me lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Synimi ynë është finalja e Champions, por varet si do të shkojë dhe sezoni”.

Kampionati spanjoll nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Atleticon. Skuadra madrilene ka marrë 4 pikë në 3 ndeshjet e para.