Siguria ushqimore, Nikolla: Inspektim bizneseve që shesin pranë shkollave

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe sigurisë ushqimore.

Për këtë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bashkë me zv/ministren e Bujqësisë Ermira Gjeci inspektuan disa subjekte pranë shkollave të Lezhës që shesin produkte ushqimore për nxenesit.

Lindita Nikolla: Shkolla po fillon dhe gjithë vëmendja është tek nxënësit edhe në një aspekt tjetër që lidhet me sigurinë ushqimore. Ndaj në cilësinë e ministres do doja të falenderoja Autotitetin Kombëtarë të Ushqimit të cilët këto ditë përfundojnë inspektimet e para te të gjithë standardeve të bizneseve që operojnë rrotull shkollave. Do të jetë një vëmendje e posaçme edhe në ditët kur fillon shkolla në mënyrë që ne të sigurojmë sigurinë ushqimore për të gjithë gamën e asortimenteve që këto biznese ofrojnë për nxënësit dhe jo vetëm.

Zv min e Bujqesise Ermira Gjeci: AKU është drejt finalizimit të planit të inspektimeve që do të kryejë në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilët ushtrojnë aktivitetin pranë shkollave duke pasur në qëndër të fokusit nxenesit, duke dashur të sigurojë sigurinë ushqimore në të gjithë këta operator në përmbushjen e kushteve higjeno sanitare. Është një operacion që pritet të përfundojë në fillim të tetorit dhe do të jetë gjatë gjithë vitit 2018-2019.