Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas burimeve bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës në gjykatën e Krimeve të Rënda është bërë mungesa e dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.

Imeraj ishte komanduar në një tjetër çështje ndërsa Nakuci ishte justifikuar pasi kishte me probleme shëndetësore.

Ndërkohë që në sallë nuk ishte i pranishëm asnjë prej të akuzuarve, kurse pala mbrojtëse kërkoi dorëheqjen e prokurorit Hajdarmataj nga çështja.

Seanca e radhës për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij do të mbahet më 25 shtator