Shpëtohen 85 fëmijë në rrjetin e trafikimit njerëzor

Policia në Sudan ka shpëtuar 94 persona, kryesisht fëmijë, nga rrjetet e trafikimit njerëzor në vend, tha Interpol.

85 të shpëtuar ishin fëmijë dhe besohet të jenë nga Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Eritrea, Niger, Sudani dhe Sudani i Jugut.

Ata u shpëtuan në një operacion katër-ditor në gusht, tha agjencia ndërkombëtare e policisë.

Operacioni i quajtur Saëiyan, u koordinua nga Byroja Kombëtare Qendrore e Interpolit në Khartum dhe rreth 200 oficerë vendas sudanezë.

Disa prej viktimave deri në moshën 10 vjeçare u gjetën duke punuar në miniera ari të paligjshme në lindje të Khartumit në kushte ekstreme, ku u detyruan të merreshin me kimikate të rrezikshme, tha agjencia në një deklaratë.

“Shumëllojshmëria e nacionaliteteve midis të shpëtuarve tregon se si trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabanda njerëzore është një problem vërtet transnacional, i cili kërkon një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare në të cilën policia dhe palët e interesuara të ndajnë informacionet dhe praktikat më të mira,”-tha Tim Morris, Drejtori Ekzekutiv i Shërbimit Policor të Interpolit.

Dy burra dhe 12 gra, të dyshuar si trafikantë u arrestuan dhe policia gjeti 20.000 dollarë në operacionin e kryer në disa vende në Khartoum dhe në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.