Rusia luan luftash me 300 mijë ushtarë, shikoni videot

Më shumë se 300 mijë trupa ushtarake, dhe dhjetra mijëra mjete ushtarake, avionë dhe luftanije do të marrin pjesë në stërvitjet më të mëdha ushtarake që Rusia ka pasur në gati 37 vjet.

Edhe Kina do të marrin pjesë në këtë stërvitje duke dërguar 3,200 trupa, ndërsa Russiatoday publikon pamje nga stërvitja që nis sot në Siberinë lindore.

Stërvitja quhet “Vostok 2018” dhe ka për qëllim të testojë aftësinë e ushtrisë ruse për të lëvizur me shpejtësi dhe për të vendosur forca të mëdha ushtarake në distanca të gjata. Gjithashtu  do testohet koordinimi midis disa degëve ushtarake gjatë një angazhimi ushtarak në shkallë të gjerë.

Në lojën e luftrave do të përfshihen rreth 300 mijë ushtarë dhe oficerë rus, 6 mijë trupa ajrore, mbi 1 mijë avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, rreth 36,000 automjete ushtarake, dhe 80 anijeluftarake.

Për disa pjesëmarrës Vostok 2018 do të jetë shansi i parë për të treguar disa sisteme të reja ushtarake.  Për shembull, trupat ajrore do të vendosin automjetet e tyre të luftimit të këmbësorisë BMD-4M dhe kamionët “Patriot” të armatosur me raketa anti-tank në avionë.

Specialistët e komunikacionit ushtarak rus kanë vendosur një rrjet sigurie në një sipërfaqe prej rreth 9.8 milion kilometrash katrorë për të siguruar shkëmbim dhe komunikim te qëndrueshëm ndërmjet shumë njësive ushtarake të përfshira në stërvitje.

Stërvitjet zhvillohen në një kohë tensionesh mes Perëndimit dhe Rusisë, duke përfshirë akuzat për ndikimin rus në çështjet perëndimore dhe konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë u përkeqësuan ndjeshëm pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe pas një rebelimi pro-rus në Ukrainën lindore