Rrëfimi i Tevez: Ju tregoj diferencën mes Messit dhe Ronaldos

Carlos Tevez ka kaluar vetëm dy sezone me Juventusin, por kanë qenë shumë intensive, duke hyrë në zemrat e tifozëve bardhezi, të cilët tashmë janë të çmendur pas Cristiano Ronaldos. “Apache” ka shpjeguar dallimet mes CR7 dhe Messit, duke treguar pikat ku portugezi është më i mirë se bashkëatdhetari i tij: “Messin nuk e kam parë kurrë në palestër”- ka shpjeguar sulmuesi argjentinas në një takim që ka pasur me disa të rinj në Argjentinë. “Lionelin nuk e kam parë kurrë që të bëjë stërvitje teknike. Ai bën gjërat në mënyrë natyrale, por është stërvitur vetëm për goditjet e 11-metërshave, pasi më parë nuk gjuante, ndërkohë që tani gjuan edhe goditjet e dënimit”, ka shpjeguar sulmuesi.

Shumë ndryshe ndërkohë është në karakter dhe në shpirtin e garës Cr7.

“Cristiano ndalet gjithmonë në palestër pas stërvitjeve. Për të është një obsesion për të qenë më i miri dhe për ta arritur me punë. Kur stërvitja ishte programuar në orën 9:00 të mëngjesit, ai kishte mbërritur atje që në orën 8:00, madje kishte raste dhe në 7:00. Njëherë mendova: Si mund ta heq qafe këtë djalë? Ndaj dhe shkova në stërvitje që në orën 6:30, por ai kishte mbërritur atje para meje. Përgjumësh, por ishte atje”, zbuloi Tevez. /Koha Jonë/