Rama kujton 11 shtatorin, tragjedia në SHBA që ndryshoi botën

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 17 vjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA, ku nga sulmi terrorist në Kullat Binjake në Nju Jork, në 2001 humbën jetën mbi 3 mijë njerëz.

Rama ka zgjedhur si mesazh të rëndësishëm thënien e paharrueshme të gruas së pilotit të fluturimit 93: “Nëse kemi dicka për të mësuar nga kjo tragjedi, ajo që mësojmë është se jeta është shumë e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.