Presidenti dhe kryeministri kosovar nisen për Tiranë në mesnatë

Burimet e Gazetës Express kanë bërë të ditur që në orët e vona të mbrëmjes janë nisur për në Tiranë Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, me ftesë të Kryeministrit Rama. Dramat duket që tek kanë filluar në Kosovë. Asnjë ditë nuk po nis dhe pa mbaron pa lajme ekskluzive dhe dramatike për vendin tonë.

Gazeta Express ka mësuar se në orët e vona janë nisur në Tiranë të gjithë krerët e shtetit.

Sipas këtij burimi thuhet se ata janë nisur me një ftesë urgjente të Kryeministrit Edi Rama.  “Nuk kam informata të tjera”, ka thënë ky burim.

Në anën tjetër, në një vizitë të paralajmëruar më herët në Tiranë po qëndrojnë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Këta të dy pritej që nesër t’i takonin udhëheqësit e shtetit shqiptarë, me të cilët do të bisedonin për gjendjen e fundit në vend.

Mësohet se Edi Rama ka bërë vizitë të fshehtë këto ditë në SHBA.