Porositësit e vrasësit të Artan Cukut, shtyhet seanca

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën e parë të zhvilluar për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të pandehur për porositjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 25 shtator 2018. Dy shtetasit do të gjykohen në mungesë.

Bledar Jambelli, person i shpallur në kërkim

Bledar Jambelli nga Fieri ose njohur ndryshe edhe si Rikardo Muka është person i dyshuar si porositës si vrasës i Cukut. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila më datë 17 prill 2018 ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Kërkimet policore për të në Shqipëri nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa ka dyshime të forta se ai është larguar jashtë vendit.

Vrasje për shkak të detyrës

Grupi hetimor ngritur për këtë çështje ka dalë në përfundimin se Artan Cuku është ekzekutuar për shkak të detyrës që ka mbajtur, si ish-drejtori i Policisë së Vlorës. Nga hetimet del se Artan Cuku ka qenë personi që ka arrestuar më 2012 shtetasin Armando Delajt. 38-vjeçari i lindur në Mbrostar Ura, nuk rezultonte një emër i panjohur për policinë, por problematik.