Pjerin Ndreu: Jo vetting në politikë, pa drejtësi të pastruar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka komentuar iniciativën e Partisë Demokratike për vettingun në politikë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ndreu theksoi se para se të ketë vetting të thelluar në politikë, duhet të vijohet me Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK.

“Reforma ne Drejtesi dhe ngritja e SPAK jane e vetmja garanci per vetting te thelluar ne politike. Cdo manover tjeter eshte tentative per ti shpetuar ndeshkimit. Vetting ne politike pa drejtesi te pastruar nuk ka si te kete!”, shkruan deputeti socialist. Kujtojmë se nismën e PD-së e mbështeti edhe vet kryeministri Edi Rama, i cili ftoi kryeopozitarin Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë.