Pastroni gjakun me përzierjen e vajit të ullirit me lule kamomili

Kamomili është një bimë e cila që në lashtësi është përdorur për të kuruar sëmundje nga më të ndryshmet. Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut.

Një studim i ri, sugjeron se kamomili mund të parandalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit. Lulet e kamomilit janë përdorur për çajra qetësues, dhe për të luftuar ankthin e stresin.

Në këtë artikull është një kurë me dy përbërës që mund t’i gjeni fare lehtë. Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular. Ai lehtëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut (tromboza) dhe përshpejton procesin e oksigjenimit të tij.