Një javë dasmë, martohet deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste i Fierit, Anduel Xhindi i jep fund beqarisë, ndërkohë që festimet kanë nisur këtë të hënë, për tu mbyllur në fundjavë.

Andueli, është djali i ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, i cili u ekzekutua para shtëpisë së tij në vitin 2009.

Deputeti i ri, ka mbajtur një ceremoni këtë të hënë, ku të ftuar kanë qenë kolegë të tij politikanë, por edhe përfaqësues të medias.

Gjithçka është mbajtur në një kompleks në Lushnje, ndërkohë që pamje nga festa i ka publikuar fotografi i Kuvendit, Agim Rama.

Taulant Balla dhe Antoneta Dhima, ia marrin valles bashkë me çiftin e ri, teksa Gramoz Ruçi, troket gotat me të pranishmit.

Mësohet se ahengu do të zgjasë gjatë gjithë javës, për tu përmbyllur në fundjavë në një ceremoni me mbi 400 të ftuar.