Nicki Minaj “e turpëruar” nga përleshja me Cardi B

Nicki Minaj tha se ka mbetur e “tupëruar” pasi u përfshi në një sherr me Cardi B.

Dy reperet u rrahën gjatë Javës së Modës në Nju Jork. Sipas Cardi kjo ndodhi për shkak se Nicki bëri komente rreth sjelljes së saj si nënë.

“Është e trishtueshme që dikush të ma vërë fajin sepse unë jam e keqja dhe ata se njerëzit do ta besonin. Unë kurrë nuk do të flisja për fëmijën e askujt apo për prindërimin,”-tha Nicki në emisionin radiofonik ‘Beats One’.

Cardi B solli në jetë vajzën Kulture Kiari Cephus në korrik. Aju u martua në mënyrë të fshehtë me reperin Offset në shtator të vitit të kaluar.

Sherri mes Nicki dhe Cardi ka nisur prej shumë kohës, por vetëm tani kaloi në përplasje fizike.

Cardi raportohet se u godit nga një roje sigurie dhe më pas qëlloi me këpucë Nickin, e cila mbeti e pa lënduar nga incidenti.

Vetë ajo pësoi një dëmtim në sy dhe shihet e nxirë në fotot e publikuara në rrjetet sociale.

“Mënyrën sesi të ftuarit në festë po shikonin atë situatë të neveritshme, nuk do ta harroj kurrë. U turpërova,”-tha Nicki.

Dhe reperja iu drejtua Cardi B në mënyrë të drejtpërdrejtë duke thënë: “Ti je e zemëruar dhe e mërzitur. Kjo nuk është argëtuese dhe nuk ka të bëjë me sulmin. Kjo grua ka nevojë për ndihmë.”