Ministri Klosi: Deri në fund të mandatit, libra falas deri në klasën e 9

Ministri Klosi, njëherësh edhe drejtues i qarkut Berat sa I takon grupit të deputeteve te PS, mori pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të një shkolle në njësinë administrative Syzes e cila tashmë është gati për të pritur nxënësit.

Në fjalën e tij të rastit, Klosi theksoi se kjo është 1 nga 17  shkollat të rikonstruktuara në këto 3 vite në bashkinë e Urës Vajgurore.  Ministri Klosi vlerësoi punen e bashkisë ku investimet e bëra kanë përmirësuar shërbimin ndaj komunitetit jo vetëm në shkolla, por edhe në kopshte dhe qendra shëndetësore. Ministri Klosi tha se investimet dhe reformat në arsim do të vijojnë.

Investimi në këtë shkollë është kompletuar edhe me ndërtimin e një palestre.