Lojërat e fatit, Petrit Vasili: Ramë, pse e pështyve premtimin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot ashpër kundër kryeministrit Rama, një ditë pasi qeveria rrëzoi dekretin e presidentit për rishqyrtimin e ligjit të tatimit të të ardhurave te lojërat e fatit.

“Ramë pse e pështyve premtimin?? Qeveria ulërin “Rroftë bixhozi” dhe tregon injorancën e saj në kufijtë e idiotësisë kur thotë me gojën plot që 15% mbi 10 lek është më e madhe se 15% mbi 100 lek”- shkruan Vasili në një shënim në faqen e tij në FB.

Postimi i Vasilit 

Qeveria ul tatimin dhe ulërin: rroftë bixhozi. Kryeministër ku je futur, dil dhe fol?!

Qeveria në parlament rrëzoi dekretin e presidentit.
Dekreti kërkonte të mos ulej tatim fitimi për bixhozin dhe të mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkatërrues për vendin.

Gojëtarët shkollëpakët të qeverisë në parlament pranuan të poshtërohen përpara popullit dhe mbrojnë bixhozin, që shkatërron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfër të shqiptarëve mbi 135 milion euro.

Në 2013 kur filloi operacioni i policisë, ‘Fundi i Marrëzisë’, në Rama mashtroi pa u lodhur dhe tha se “askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”

Që nga 2013 numri i pikave të basteve nga 928 u rrit në 4230 dhe 135 milion euro përpihen atje.
Ramë ku je??
Ramë pse e pështyve premtimin??

Qeveria ulërin “Rroftë bixhozi” dhe tregon injorancën e saj në kufijtë e idiotësisë kur thotë me gojën plot që 15% mbi 10 lek është më e madhe se 15% mbi 100 lek.