“Kryeministri i Greqisë është çam”, deklarata e historianes shqiptare bën bujë në mediat greke

Vetëm pak ditë më parë kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë në mediat greke foli edhe për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në intervistë, kryeministri grek u shpreh se vendi i tij mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.

“Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston!”, u shpreh Tsipras.

Deklaratave të Tsipras me anë të një statusi në Facebook u është përgjigjur historiania shqiptare Elena Kocaqi.

“Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”– është shprehur Kocaqi.

Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kërcenimet arrogante.

Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike.

Deklaratat e saj kanë bërë bujë në mediat e vendit fqinj por ajo që vihet re është një raportim shumë i saktë prej tyre. Në të gjitha mediat e lexuara për statusin e historianes është bërë vetëm një raportim duke lënë menjëanë interpretimet që mund të ishin bërë mbi rastin.

Postimi i Elena Kocaqit në Facebook: