Kosova, fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, merr kreun e grupit

Kosova ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, duke e bërë këtë në stadiumin “Fadil Vokrri, teksa mundi 2-0 Ishujt Faroe.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse Kosova dominoi duke krijuar shumë raste të pastra për shënim.

Megjithatë, golat nuk vonuan dhe erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Zeneli, i cili realizoi një gol të bukur, ndërsa rezultatin e vulosi Nuhiu.

Me këtë fitore, Kosova merr kreun e grupit, me 4 pikë.