Koalicioni/ PDIU në opozitë, drejt prishjes koalicioni me Ramën

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore të 2019-ës, Partia për Drejtësisë Integrim dhe Unitet ka thirrur Këshillin e saj Kombëtar në Tiranë ku kryefjalë është pikërisht rreshtimi i kësaj partie në koalicionin parazgjedhor.

Burime nga PDIU bëjnë me dije për “Koha Jonë” se kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi do ti propozojë Këshillit daljen nga koalicioni me PS-në dhe nisjen e bisedimeve me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit të kaluar duket se Rama nuk ka respektuar marrëveshjen me Idrizin për përfaqësimin e PDIU-së në nivel qeverisjeje, ç’ka ka sjellë dhe vendimin për prishjen e bashkëpunimit mes tyre.