Kishte në krahë djalin 5 muajsh, krokodili ha të gjallë gruan

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Ugandë, ku një nënë rreth 40 vjec dhe fëmija i saj vetëm 5 muajsh janë ngrënë të gjallë nga një krokodil.

Gruaja ka qenë duke shkuar të marrë ujë në liqenin Alberta, kur krokodili i ka sulmuar papritur.

dëshmitarët kanë reaguar të tronditur: “Nuk patëm kohë ti shpëtojmë, gjithcka ndodhi kaq shpejt dhe kkrokodili i kishte përpirë të dy”.

Episode të tilla kanë ndodhur shumë shpesh edhe herë të tjera në këtë vend të Afrikës, por asgjë nuk i ndalon dot.

Livia, 40 vjec la pas 3 fëmijë të tjerë.