Itali, shqiptari i dënuar 5 vjet burg i ikën policisë nga duart

Një shqiptar ishte shtruar në spital, pasi gjatë ndjekjes policore, kishte pësuar aksident dhe kishte marrë plagë.

Për rrjedhojë, dy policë po e “ruanin” shqiptarin në spital, mirëpo i dënuari nga gjykata me 5 vjet burg, ka ikur prej dhomës ku qëndronte.

Shqiptari ia ka dalë të ikë, në momentin që karabinierët po e pastronin dhomën. Dy muaj më parë, shqiptari ishte arrestuar në Romë dhe nga gjykata kishte marrë dënim me 5 vjet heqje lirie.

Ai u kap duke vjedhur makina me dy bashkëpunëtorë. Mirëpo, policia po e ndiqte dhe se i riu nga Shqipëria ka bërë aksident gjatë rrugës. Tashmë shqiptari iku, e se mbi të rëndon edhe tjetër akuzë, e ajo është rezistencë ndaj zyrtarit publik.

Ndërsa shqiptari ishte element kriminal, akuzuar edhe për mallra të vjedhura, plagosje si dhe posedim armësh.