Indi, autobusi bie në humnerë, 45 pelegrin humbin jetën

epa06915660 Rescuers work at the site where a bus carrying some 40 passengers fell into valley near Poladpur in Raigad district of Maharashtra, India, 28 July 2018. According to reports, more than 30 people feared to death after a bus carrying staff members of Dapoli Agriculture University slipped off the road and fell into a valley near Poladpur in Raigad district, some 200 kilometres from Mumbai. EPA/STR BEST QUALITY AVAILABLE

Të paktën 45 pasagjerë të një autobusi, mes tyre shtatë fëmijë, kanë humbur jetën dhe 25 kanë mbetur të plagosur dje në një vend malor në shtetin indian të Telangana, bën të ditur e përditshmja indiane The Hindu.

Në autobus udhëtonin një grup pelegrinësh të cilët ktheheshin në fshatin e tyre, pas pelegrinazhit në tempullin Anjaneya Swamy, një vend fetar hindu shumë i frekuentuar, rreth 190 km nga qyteti i Hyderabad.

Mjeti pësoi aksident pasi humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke rënë pas një kthese në një humnerë.