Ilir Meta dhe Sali Berisha te prezantimi i librit “Demokracia nuk pret” të Frank Shkrelit

Presidenti Meta ishte sot në prezantimin e librit “Demokracia nuk pret”. Pas pjesëmarrjes Ilir Meta ka shkruar në facebook: Me një kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në promovimin e librit publicistik “Demokracia nuk pret” të gazetarit dhe personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli.
Mirënjohjen më të thellë për kontributin që ka dhënë e vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për demokracinë në Shqipëri, për forcimin e identitetit kombëtar, pavarësinë e Kosovës dhe ruajtjen e harmonisë sonë të shkëlqyer fetare.
“Demokracia nuk pret” është një shkundje për të gjithë ne, për rëndësinë që ka demokracia.
Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar, sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.