Futja në fushë e Mihajt, lëvizja e vetme e “zgjuar” e Panuccit ndaj Skocisë

Shqipëria u mund 2-0 nga Skocia në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Në fundin e ndeshjes, në minutën e parë shtesë, trajneri Christian Panucci hedh në fushën e lojës një mbrojtës. Në fakt, aktivizimi i Enea Mihajt ishte e vetmja lëvizje e zgjuar e numrit një të stolit.

20-vjeçari kishte pranuar ftesën e Shqipërisë pas shumë vuajtjesh dhe tashmë nuk mund të ndryshojë më vendimin e tij. Aktivizimi me kuqezinjtë në një ndeshje zyrtare vulos përfundimisht fatin e tij me kombëtaret. Mihaj ishte i dyzuar, pasi priti deri në momentet e fundit kombëtaren e shpresave të Greqisë, në momentin që ftesa nuk i erdhi atëherë gjeti në një cep të vetes ndjenjat e atdhedashurisë dhe zbuloi se nuk është aq keq të jesh shqiptar.

Aktivizimi i tij në fushën e lojës ishte i detyrueshëm, pasi lojtari i ri me premisa të mira për të ardhmen mund të ndryshonte sërish mendje. Panucci e kishte marrë urdhrin që para ndeshjes se një nga zëvendësimet e kishte të djegur me lojtarin e Panaitolikos.