Futbollisti i Realit pranon marrëveshjen: 4 muaj burg dhe gjobë marramendëse

Në Spanjë vazhdojnë “të shpërthejnë” çështjet e shmangies së takstave nga futbollistët. Pak kohë më parë ishte Mesi ai që u u akuzua për evazion fiskal. Të njëjtin fat pësoi edhe Ronaldo.

Për këtë të fundit ndoshta një arsye më shumë për tu larguar nga Spanja. Tani është rradha e Marcelos. Brazilani, siç raporton “El Mundo” ka pranuar vendimin e gjykatës për një gjobë prej 753 mijë eurosh. Në këtë gjobë përfshihen taksat e mospaguara dhe kamata e vonesës.

Për sa i përket burgut, Marselo nuk do të kryejë asnjë ditë. Ai nuk është i dënuar më parë dhe kjo përbën lehtësim në ligjin spanjoll. Sigurisht i duhet të paguajë ekstra për të shmangur burgun.