Foto të rralla të Presidentit Bush në 11 shtator 2001

Dita e sotme shënon 17-vjetorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, nga i cili ngelën rreth 3 mijë persona të vdekur dhe mbi 6 mijë të plagosur. Dita që do të mbahet mend gjatë nisi pas përplasjes së një avioni me katin 93-99 të Kullës Veriore në 8:46 të mëngjesit, në World Trade Center.

Pak minuta më vonë, në orën 9:03, një tjetër avion pasagjerësh u përplas me katin 75-85 të Kullës Jugore të Ëorld Trade Center. Të gjithë pasagjerët në të dy avionët, ngelën të vdekur në vend pas përplasjes. Brenda një ore nga sulmet në Kullat Binjake, një avion i tretë u përplas në Pentagon, në Uashington. 11 shtatori njihet si dita më e tmerrshme dhe sulmi më vdekjeprurës që ka parë ndonjëherë Amerika.

Në kohën e sulmit të parë në Kullën e Veriut, atëherë Presidenti Xhorxh W. Bush po merrte pjesë në një aktivitet me të rinj. Diskutimi i tij me studentët e rinj përfundoi shpejt, ndërsa ai shkoi në një klasë bosh për të marrë përditësime mbi situatën.

Më poshtë, disa foto të rralla të presidentit George W. Bush ditën e sulmit terrorist.