E shpërfytyruan me acid, vajza nga Vlora jep lajmin e mrekullueshëm

Vilma Dule është vajza e re nga qyteti i Vlorës, e cila 5 vite më parë pësoi djegie në pjesë të mëdha të trupit, përfshirë edhe fytyrën, pas një sulmi me acid.

Fatmirësisht ajo mundi të mbijetojë, por shenjat i ngelën në trup e në pjesën më të dukshme, në fytyrë. Vilma u kthye në një burim frymëzimi për të rinjtë, pasi nuk hoqi dorë nga jeta e saj, nuk u dorëzua, por luftoi deri në fund për të rifituar gjithçka që kishte humbur.

Ajo tregoi hapur fytyrën e dëmtuar dhe luftën për t’u shëruar. E reja nisi një punë në qytetin e saj të lindjes, por sëfundmi ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria dhe t’i drejtohet Italisë, ku edhe do të mund të trajtohet e kurohet nga mjekë specialistë.

26 vjeçarja ka dhënë një lajm të bukur për ndjekësit e saj. Ajo thotë përmes një publikimi në Instagram se problemet në fytyrë po zhduken dhe gjithçka po shkon drejt shërimit.

Vilma shkruan:

Luftëtarë kush e mban mend filmin Robocop?
Ja pra, versioni im i Robocop-it është ky në foto.
Pesë vjet të gjata duke veshur 24 orë ne 24 keto maska e buste dhe falë tyre sot jam drejt shërimit.
Miqtë e mi më quajnë “V” kështu që ju sot mund të më flisni “V-bocop”
Përqafime për ju Luftëtarët e mi të preferuar”.