“Do mbytem në det”, zhduket pa lënë gjurmë i riu

Prej 24 orësh rezulton i zhdukur 29-vjeçari Blerim Dule, banues në Manastir, njësia administrative Ksamil.

Dule, i pamartuar, është larguar nga banesa duke u thënë familjarëve: “Do mbytem në det”.

Policia prej pasditës së djeshme ka nisur kërkimet por ende nuk e ka gjetur 29-vjeçarin.