Denoncimi te Berisha: Dy të plagosur me thikë në Kavajë, po fshihet ngjarja e rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thika mbrëmë në Kavajë, por policia po fsheh krimin. Ky denoncim është bërë nga një qytetar i Kavajës në adresën e ish-Kryeministrit Berisha.

Qytetari shkruan se policia mori pamjet filmike të ngjarjes dhe nuk e ka bërë publike atë.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicia fsheh krimin. Dy plagosje me thike ne Kavaje!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Dy te plagosur me thike sot ne mbremje ne kv,policia po fsheh ngjarjen,jane kamerat e lokalit,qe policia i mori me USB,sipas fjaleve po mundohen te fshehin ngjarjen pa e bere publike,respekte salì,anonim te lutem”