Burg për të rinjtë shqiptarë që plagosën me thikë italianët

Tre të rinj në moshë, etnikë shqiptarë janë dënuar me vite burg pasi kanë sulmuar me thika dy 17-vjeçarë italianë. Thuhet se sherri ka nisur në një prej shesheve të qytetit e vetëm me motivimin: “Pse na shikoni?”.

Nga agresorët, një shqiptar 19 vjeç u dënua me 8 vjet burg, kurse dy të tjerët me nga 5 vjet, respektivisht. Dënimet janë dhënë në kohën që të rinjtë në moshë janë aktualisht në burg në Dozza. Atje janë vendosur që prej momentit të arrestimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 mars 2018. Prokuroria kishte kërkuar deri 11 vjet burg për secilin, por gjykata zbuti vitet për të vuajtur në qeli. Avokatët janë shprehur se do ta apelojnë vendimin.