Belgjika shkatërron Islandën, Bosnja mund Austrinë (VIDEO)

Belgjika ka debutuar në mënyrën më të mirë në Ligën e Kombeve duke fituar 3-0 ndaj Islandës, për të cilën kjo disfatë është e pranueshme para turpërimit 6-0 nga Zvicra pak ditë më parë. Eden Hazard zhbllokoi takimin me penallti në pjesën e parë, ndërsa Lukaku dyfishoi shifrat para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve. Sulmuesi i Manchester United realizoi të dytin personal dhe të tretin për Belgjikën në minutën e 81-të.

Në takimin e vetëm të Grupit 3 të Ligës B Bosnjë Hercegovina mposhti 1-0 Austrinë me gol të Edin Dzekos.

Në Ligën C, pikërisht në Grupin 2, Finlanda kaloi 1-0 Estoninë, ndërsa Hungaria 2-1 Greqinë.

Dhe në Ligën C, në Grupin 2, Moldavi – Bjellorusi përfundoi 0-0 dhe San Marino – Luksemburg 0-3.