Zvicër, 30 orë për të bërë tatu kreshnikun e Haradinajve

Simbolet kombëtare, por edhe dëshmorët e kombit janë shpesh frymëzim për të apasionuarit pas tatuazheve.

Kështu ka ndodhur edhe një një të ri emigrant në Zvicër i cili në krahun e tij ka bërë tatuazh Shkëlzen Haradinaj, vëllain e Ramush dhe Daut Haradinaj i vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Avokati Arianit Koci në një postim në rrjetet sociale shkruan se për realizimin  e tatuazhit janë dashur plot 30 orë.

Shkëlzen Haradinaj konsiderohet si një ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit. Dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës. Ai mban titullin “Hero i Kosovës”.

Koci: Shkëlzen Haradinaj Zemra mal m’u bë, kur në Zurich, në shëtitje e sipër, papritmas e pashë heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj – një prej burrave më të mëdhenj të Kosovës. Kreshnikun dhe trimin e Haradinajve. Natyrisht, une dhe Besnik Dobraj, një djalë modern i cili jeton në Zvicër, e pimë nga një kafe. Tatoo art i vërtetë.Artisti zviceran i ka shpenzuar mbi 30 orë pune, në këtë tatoo.