Zidane befason: Shumë shpejt do të rikthehem për të stërvitur

“Shpejt do të rikthehem për të stërvitur”. Deklarata është dhënë nga Zinedine Zidane për kalin spanjoll “TVE”. Emri i strategu francez ka qenë i lidhur me disa skuadra në muajt e fundit, pasi u largua gjatë verës nga Real Madrid, ekip ku fitoi tre Champions League radhazi.

“Do të rikthehem që të stërvit sepse më pëlqen dhe e kam bërë gjatë gjithë jetë sime”, deklaroi Zizu. Në Angli emri i tij është i lidhur me marrjen e drejtimit të Manchester United, pasi José Mourinho vijon të mbetet në dyshim nga drejtuesit për shkak të rezultateve të fillim sezonit. /Koha Jonë/