Xhiro 2-5 milion lekë, Tatimet: Të drejtat dhe detyrimet e kësaj kategorie

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë

Person Juridik, quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi; Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

Për regjistrimin e biznesit kërkohen disa dokumenta dhe të dhëna të detyrueshme:

  1. Dokumentat:
  2. Kartë identiteti e administratorit ose personit të autorizuar prej tij;
  3. Akti i themelimit dhe statuti nëse janë hartuar si dy dokumente të veçanta;

iii. Kartat e identitetit të ortakëve që nuk janë të cituara në aktet e krijimit të shoqërisë;

  1. Dokumenta të tjera specifike për ortakët e shoqërisë që janë persona juridikë.

Të dhënat minimale të detyrueshme për t’u përfshirë në statutin e një shoqërie tregtare shpk dhe formularin e kërkesës për regjistrim:

  1. Emri;
  2. Lloji i aktivitetit;

iii. Adresa;

  1. Ortakët;
  2. Kapitali fillestar, i cili nuk mund të jetë më i vogël se

100 lekë;

  1. Vlera e kuotës së zotëruar nga secili ortak;

vii. Administratori;

viii. Kohëzgjatja e shoqërisë.

  1. Xhiroja vjetore e parashikuar:

Përbën bazën mbi të cilën përcaktohen detyrimet/përgjegjësitë tatimore që në momentin e regjistrimit. Më tej paraqiten llojet e detyrimeve tatimore sipas nivelit të xhiros.

Procesi i regjistrimit në QKB përfundon mbasi ke:

  1. plotësuar dhe dorëzuar formularin e regjistrimit me të dhënat e mësipërme;
  2. Dorëzuar të gjitha dokumentat shoqëruese; dhe,
  3. Marrë dokumentin unik të identifikimit, që quhet Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm

(NIPT), dhe certifikatën përkatëse të regjistrimit.

Ky proces zgjat një ditë pune.

Të nesërmen mund të verifikosh statusin e kërkesës për regjistrim duke klikuar në faqen elekronike

të QKB-së: http://www.qkb.gov.al

  • Në rast se kërkesa pezullohet, ke 21 ditë kohë për të plotësuar mangësitë.
  • Në rast se regjistrimi refuzohet, bëhet kërkesë e re, pas eleminimit të shkaqeve të refuzimit.

Regjistrimi i biznesit në QKB është njëkohësisht edhe:

Regjistrim në Administratën e Tatimeve, Doganave, Bashkive dhe Inspektoratit të Punës.

Menjëherë pas regjistrimit fillestar në QKB:

  1. Hap dhe regjistro llogarinë tënde në faqen elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) duke përdorur:
  2. NIPT-in, si emër përdoruesi, dhe
  3. “Tatimetemia12”, si fjalëkalim fillestar.

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 2 deri në 5 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2Qizlhi.