Xhemi Shehu prezanton për herë të parë bashkëshortin

Ajo është treguar mjaft e rezervuar sa i takon jetës private, por me sa duket edhe moderatorja Xhemi Shehu ka vendosur të bëjë lëshime në këtë drejtim.

Ajo ka publikuar në Instory një fotografi me të shoqin. Por edhe në këtë rast ajo është treguar e kujdesshme, që të mos zbulojë portretin e plotë të tij.

Madje pamja e të shoqit është fotografuar vetëm në evente të ndryshme ku ka qenë pjesë.

Moderatorja është nënë e dy djemve, madje shtatzëninë e dytë e kaloi duke drejtuar “Portokalli”.

Gëzimi i parë i çiftit është Martini, ndërsa më i vogli quhet Gabriel.

Ata kanë një ngjashmëri të madhe me mami Xhemin, duke qenë një kopje e vogël e saj.