Vasili: BE foli, Ligji i Teatrit ra!! Ngushëllime bashkisë dhe qeverisë!!!

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se Bashkimi Evropian foli me ligjin për teatrin. Ai thotë se qeveria tundi dynjanë se do të rrëzonte dekretin e Presidentit

Postimi i plotë i Vasilit:

Ligji i teatrit ra. Po ra fare fare.

Sepse edhe ligj special per vetem nje firme te vetme siç bene keta hajdutet e qeverise e te bashkise edhe gare te hapur per te gjithë firmat e interesuara sic thote BE ne letren per teatrin kane aq lidhje sa nata dhe dita.

Keta azganet u gafurrën si gjeli ne pleh dhe tunden dynjane qe do te rrezonin dekretin e presidentit sa te hapej parlamenti, bile bashkia ne histeri e siper tha:” duroni dhe 40 dite”. Ndersa tani BE na tregon qe keta po vete qeveri e bashki qenkan gati ta ndryshojnë?!

Edhe jargaviten e gënjejnë e thonë na dha të drejtë BE pastaj.

Po a kane turp,apo e kane zanat ta hane turpin me buke boll qe ta rjepin teatrin dhe milionat.

Mbylleni gojën se jua shpifet të gjithëve.

Ligji i teatrit ra, të rroni vete!!

Ngushëllime bashkisë dhe qeverisë!!