Një burrë është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, tre fëmijëve të vegjël dhe gjyshes së tyre në një shtëpi në Australinë Perëndimore.
Trupat e Mara Lee Harvey, 41 vjeç, dy binjakeve dyvjeçare Alice dhe Beatrix, Charlotte 3-vjeç dhe gjyshes Beverley Quinn, 73, u zbuluan nga policia në Perth të dielën.
Anthony Robert Harvey, 24 vjeç, u akuzua për pesë akuza për vrasjen e së hënës.
Vdekjet u shkaktuan nga nje mjet i prehtë dhe thika tha policia.
Zyrtari i policisë WA Chris Dawson tha se mendohej se Mara Lee dhe fëmijët u vranë në shtëpi, në periferi të Bedford, më 3 shtator.
Ndërsa gjyshja u vra pasi shkoi në shtëpinë ditën tjetër, tha Dawson.
Policia raportoi se 41-vjeçari qëndroi në shtëpi për disa ditë dhe më pas u vetëdorëzua duke treguar krimin.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme. Është vrasja e tretë që ka ndodhur në Australinë Perëndimore këtë vit.
Në korrik, një 19-vjeçar u akuzua për vrasjen e dy fëmijëve dhe nënës së tyre në një periferi tjetër të Perthit, Ellenbrook.
Dy muaj para kësaj, shtatë persona u gjetën të vdekur në një pronë rurale në Osmington.