Tritol banesës së kreut të OSHEE, reagon babai: Jemi të tmerruar!

Paraditen e sotme i është vënë eksploziv banesës së të atit të drejtorit të OSHEE në Fushë-Krujë. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë lëndë plasëse banesës së shtetasit Xhavit Masha.

Sipas të dhënave mësohet se lenda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02 e 45 dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr. Janë dëmtuar dyer e dritare, muret dhe çatia e banesës.

Kryefamiljari mësohet se nuk ka probleme e konflikte me njëri por dyshohet që tritoli të ketë lidhje me detyrën e të birit të tij, Besnikut, pasi ai është Drejtor i OSHEE për Fushë- Krujën.

E ndërkohë në një prononcim për mediat Xhavit Masha ka deklaruar: Janë shkaktuar dëme të medha materiale ne banese dhe ne automjetin qe ndodhej ne oborrin e banesës. Shpërthimi na trembi pamase, jemi te tmerruar. shperthimi ishte shume i fuqishëm. dyshojme se sulmi me lende plasese ka lidhje me detyren e djalit tim.