Sot luan kombëtarja, Panuçi tregohet “frikacak”

Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve teksa në orën 20:45 do përballet me Skocinë në Gllasgou.

Skuadra do të ketë disa ndryshime në emra sa i përket formacionit, por më i rëndësishëm është rreshtimi në fushë.

Kuqezinjtë do ta nisin sfidën njësoj si mbyllën ndeshjen me Izraelin: me Mavrajn që plotëson qendrën e mbrojtjes dhe Bekim Balajn titullar në sulm.

Një formacion me 5 mbrojtësa në rreshtimin difensiv 5-4-1, ku sërish titullar në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të jetë Binaku, ndërsa Veseli është gati për lojë.

Në mesfushë Memushaj dhe Basha kanë detyrën të diktojnë ritmin e lojës dhe të organizojnë manovrat sulmuese. Me ndihmën e Xhakës dhe Hykës, ata do të jenë në mbështetje të Balajt.