Skocia shumë e fortë për Shqipërinë, na mundin pastër në “Hampden Park” (VIDEO)

Shqipëria nga “parajsa në ferr”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci pësuan një humbje 0-2 ndaj Skocisë në ndeshjen e dytë të vlefshme për kompeticionin e Ligës së Kombeve. Strategu italian bëri tre ndryshime nga fitorja e fundit me Izraelin, duke hedhur në fushë Lilajn, Ndojin dhe Balajn, që në fakt nuk rezultuan si zgjedhjet më të mira të mundshme. Në “Hampden Park” ndeshja nisi mes reshjeve të shiut, teksa vendasit e nisën duke ushtruar menjëherë presion. Sinjalin e parë e dha në minutën e 4-t, teksa McGregor provoi nga një goditje dënimi, e cila u prit mjaft mirë nga Strakosha. Portieri shqiptar u thirr në “apel” edhe në minuan e 10-të, sërish nga një goditje e lirë, por këtë herë rrezikoi duke kontrolluar topin në dy kohë.

Shqipëria ishte në vështirësi në minutat e para, teksa aksioni i parë i vërtet vjen vetëm në minutën e 14-t. Në minutën e 21-të ndërkohë Sabjen Lilaj tentoi për herë të parë në këtë ndeshje, por gjuajtja e tij shkoi shumë jashtë kuadratit. 3 minuta më pas Skocia ju afrua shumë golit me Naismith, i cili gjeti shtyllën vetëm pak metra larg kuadratit të portës së Strakoshës, i cili në atë moment ishte i mposhtur, por fati ishte më të dhe ekipin e Panuccit. Loja në minutat në vijim është më e qetë, teksa vendasit ulin ritmin e lojës. Në minutën e 41-të Skocia gjeti rrugën e rrjetës, por Naismith ishte në pozicion të parregullt. Në krahun tjetër lojtari më i rrezikshëm i formacionit tonë, Ledian Memushaj provoi me një goditje në hyrje të zonës, e cila shkoi jashtë portës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nisi menjëherë me një zëvendësim për kuqeinjtë tanë. Panucci hodhi në fushë Prengën në vend të gavazaj duke kaluar në skemën me 5 mbrojtës. Në minutën e 47-të, Robertson krosoi mjaft mirë për Naismith, i cili godet me kokë, topi devijohet nga Gjimshiti dhe shkon në rrjetë. Pamjet e përsëritura treguan se sulmuesi ishte në pozicion të parregullt.

Reagimi i kuqezinjve tanë ishte mjaft i mirë, duke u hedhur menjëherë në kërkim të golit të barazimit. Bekim Balaj kishte një mundësi të artë përballë portierit, por goditja e sulmuesi shkodran u ndal nga McGregor. Në minutën e 52-të ndërkohë Lilaj goditi fortë nga një distancë prej 30 metrash, por portieri skocez kontrolloi topn në dy kohë. Në minutën e 65-të, Ndoji jep një asist fantastik për Balaj, por sulmuesin shkodran nuk gjeti portën në tentativën e tij. Panucci vendos të ndërhyjë për të ndryshuar sërish skemën duke hedhur në fushë një sulmues si Manaj, i cili zuri vendin e Ndoj-it.

Skocia ndërkohë ndëshkon kuqezinjtë në momentin më të mirë të tyre në minutën e minutën e 69-të. Pas një goditje nga këndi Strakosha nuk arrin të kontrollojë topin në daljen e tij, teksa topi shkoi te Naismith. Sulmuesi skocez e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë, duke i dhënë një goditje të fortë lojtarëve tanë. Skuadra kuqezi nuk reagon pas golit të dytë, duke u shfaqur e lodhur në minutat e fundit. Pas kësaj fitoreje Skocia ngjitet në vendin e parë të Grupit 1 në Ligën C, duke lënë pas Shqipërinë me të njëjtën kuotë pikësh, por me një golevarazh më të mirë. Ndeshja e ardhme për Shqipërinë në këtë kompeticion do të jetë ndaj Izraelit në transfertë më 14 tetor. /Koha Jonë/