Skocia po dominon ndaj kuqezinjve, vetëm shtylla na shpëton (VIDEO)

Në “Hampden Park” ndeshja nisi mes reshjeve të shiut, teksa vendasit e nisën duke ushtruar menjëherë presion. Sinjalin e parë e dha në minutën e 4-t, teksa McGregor provoi nga një goditje dënimi, e cila u prit mjaft mirë nga Strakosha. Portieri shqiptar u thirr në “apel” edhe në minuan e 10-të, sërish nga një goditje e lirë, por këtë herë rrezikoi duke kontrolluar topin në dy kohë.

Shqipëria ishte në vështirësi në minutat e para, teksa aksioni i parë i vërtet vjen vetëm në minutën e 14-t. Në minutën e 21-të ndërkohë Sabjen Lilaj tentoi për herë të parë në këtë ndeshje, por gjuajtja e tij shkoi shumë jashtë kuadratit. 3 minuta më pas Skocia ju afrua shumë golit me Naismith, i cili gjeti shtyllën vetëm pak metra larg kuadratit të portës së Strakoshës, i cili në atë moment ishte i mposhtur, por fati ishte më të dhe ekipin e Panuccit.